×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe deputetja që u mundua të mashtronte se njeh familjarët e fotografisë së Brovinës ka një sqarim

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 21:16

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, në seancën e Kuvendit të mbajtur sot, ka thënë se gruaja dhe familjarët e saj, të cilës iu publikua një fotografi gjoja e dhunimit të saj, ka kërkuar që ajo të hiqet, kjo për shkak të tmerrit që sipas saj e ka përjetuar ajo dhe familja e saj, në momentin kur e ka parë fotografinë.


    Bogujevci tha se kjo gjë iu kërkua asaj nga Feride Rushiti nga Organizata për Mbrojtjen e Grave të Dhunës Seksuale.

    “Është kërkesë e familjarëve që të heqet fotografia që është publikuar më herët nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina. Është kërkesë e saj dhe familjes së saj. Ajo ka kontaktuar me Feride Rushitin ku ka kërkuar që të bëhet apel për t’u hequr ajo fotografi”, tha Bogujevci.

    Por deputetja e Vetëvendosjes tashmë ka një sqarim rreth fjalimit të saj, duke thënë se nuk e ka pas fjalën për familjen e gruas së dhunuar që pretendoi Brovina.“Kam thanë familjarët e viktimave tjera, nuk kam pas të dhëna rreth viktimes, kam marrë informata prej organizatës që kanë qenë të shqetësuara familjet. E pata fjalën për familjaret e viktimave në përgjithësi”, ka thënë Bogujevci në T7, shkruan Reporteri.net.

    Pak orë pasi më vonë pasi u publikua fotografia, u raportua se me një klikim në Google, kuptohet se fotografia në fjalë nuk ka të bëjë me luftën e fundit në Kosovë, por ndërlidhet me filma pornografik të inskenuar gjoja në Irak.

    Fotografia që e publikoi Flora Brovina në Kuvend është nxjerrë nga një video pornografike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!