Reshjet e dendura të shiut gjatë pasdites së të enjtes shkaktuan përmbytje në rrugët Fier-Patos, Fier-Roskovec dhe fillimi i rrugës Patos-Ballsh.
Mjete të shumta janë bllokuar si pasojë e nivelit të ujit në rrugë. Kanalet kulluese nuk kanë mundur të përballojnë intensitetin e reshjeve.
Si pasojë e reshjeve me intensitet janë përmbytur toka bujqësore në të dy anët e rrugës.
Nga informacionet paraprake mësohet se janë përmbytur rreth 15 ha tokë bujqësore, serra, biznese dhe disa shtëpi banimi në “lagjen e Re” në Patos, shkruan TCH.
Sipas familjeve të përmbytura, uji ka hyrë rreth 30 cm duke shkaktuar dëme në orenditë shtëpiake.
Në ndihmë të familjeve të përmbytura kanë shkuar shërbimet e policisë, zjarrfikësja, si dhe emergjencat civile. Pas rreth 3 orësh situata është normalizuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.