×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arratisja spektakolare nga Gjykata e Vlorës, Mikel Kasaj kapet në Greqi

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 9:18

     

    I riu Mikel Kasaj, i arratisur nga gjykata e Vlorës një vit më parë, është vënë në pranga në Greqi.


    Kasaj, sipas policisë greke, u arrestua në Athine si pjesëtar i një grupi që akuzohet për grabitje të armatosura në pika karburanti dhe banesa.

    Në këtë operacion u arrestuan gjithsej 6 shtetas shqiptarë dhe 2 grekë.

    Gjatë operacionit policia sekuestroi ndër të tjera një automatik kallashnikov, dy pistoleta dhe një revolver, si dhe një sasi prej më shumë se 1 kg kanabis.

    29-vjeçari Mikel Kasa, arriti të arratisej në mënyre spektakolare nga salla e gjykatës së Vlorës më  23 maj të vitit të shkuar, menjëherë sapo u shqiptua dënimi ndaj tij me 3,4 vite burg. Kasa ishte akuzuar për pengmarrje./ abc

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!