Napoli arriti një fitore të madhe dje në San Siro në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A.
Napoli kishte përballë Milanin në San Siro në kuadër të xhiros së 27-të të Serie A dhe doli fitimtar nga ky duel.
Ishte goli i Politanos, i cili mjaftoi që napoletanët të riktheheshin me pikë të plota në vendin e tyre.
Por, pavarësisht suksesit në Milano, në konferencat për shtyp të Napolit po ndodh një gjë e quditshme.
Klubi ka zgjedhur që të mos prononcohet për media pas ndeshjeve që nga 21 shkurti, ditën kur Napoli u mposht nga Atalanta me rezultatin 4-2.
Mediave italiane ju mbetet vetëm të shikojnë postimet e lojtarëve pas ndeshjeve.
Si duket ky vendim i përket zërave dhe lajmeve që rridhnin nga klubi për shkarkimin e Gattusos dhe problemeve me lojtarë.
Heshtja vazhdon dhe nga Napoli nuk është prononcuar askush edhe pas suksesit në San Siro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.