×
  • Lajme
  • Lajme

    Mevlyde Saraçi përgënjeshtron Brovinën: Kurrë nuk e kam pa atë fotografi

    Reporteri
    17 Maj 2019 | 15:02

    Ish-deputetja e PDK’së, Mevlyde Saraçi, të cilën e përmend deputetja e PDK’së, Flora Brovina, si personi që ia ka dhënë fotografinë në vitin 2003, në një deklaratë për televizionin T7, ka thënë se kur në jetën e saj nuk e ka parë atë fotografi.


    Ajo ka thënë se as nuk e ka idenë se për çfarë zarfi e ka pasur fjalën deputetja Flora Brovina.

    “Kurr atë fotografi se kam pa. Jam marrë me të drejtat e njeriut. Në përgjithësi, jo me gratë e dhunuara në luftë. Më erdhi befasi kjo pyetje. Vetë Flora ka qenë kryetare e Komisionit për të Zhdukur, unë anëtare. Se di për çfarë zarfi ka folë “ ka thënë ajo në një bisedë për T7.

    Ndërsa Flora Brovina në një konferencë të sotme për media, pas intervistimit që i ka bërë asaj Prokuroria në cilësinë e të dyshuarës, pretendon se fotografinë në zarf ia ka dhënë Mevlyde Saraçini në vitin 2003.

    Brovina ka thënë se në këtë mes është i involvuar edhe një person tjetër, që i ka thën se mund ta përdor fotografinë, por që nuk ia kujton emrin, dhe thotë se ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!