Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë mblidhen sot në seancë parlamentare prej orës 10:00 pasi dita e djeshme përkoi me pushimin zyrtar.
Në rendin e ditës parashikohen një sërë projektligjesh të kaluara me parë në komisionet respektive.
Në listë janë projektligji për Gardën e Republikës, për ndryshimin e emërtimeve të njësisë së qeverisjes vendore, shtesat në projektligjin për krijimin e agjencisë së Diasporës si dhe projektligji për sigurimin e detyrueshëm të transportit rrugor ku prezantohet edhe sistemi “bonus malus” që nënkupton çmime të ndryshme për shoferët në varësi të mirëdrejtimit të mjetit në të shkuarën, raporton A2.
Këtë pikë qeveria ia ka lënë në dorë vet kompanive të sigurimit. Nuk mungon në rendin e ditës as dekreti i presidentit të Republikës që kthen ligjin për karrierën ushtarake.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.