×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Speciale arreston në Belgjikë një komandant të UÇK-së

    Reporteri
    16 Mars 2021 | 17:02

    Pjetër Shala, ish-komandat i UÇK-së, është ndaluar në Belgjikë me urdhër të lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Komandant Ujku siç njihej në kohë lufte Shala ishte intervistuar më parë nga Gjykata Speciale.


    Shala ishte intervistuar në Bruksel në cilësinë e të dyshuarit nga hetuesit e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Shala ka thënë se ka qenë i angazhuar në zonën e Dukagjinit si komandant në fshatin Dujakë.

    Njoftimi i plotë:

    PJETËR SHALA ARRESTOHET NË BELGJIKË NË ZBATIM TË FLETARRESTIMIT TË LËSHUAR NGA DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS

    Më 16 mars 2021, autoritetet e Belgjikës arrestuan Pjetër Shalën në zbatim të fletarrestimit dhe aktakuzës së konfirmuar për krime lufte, lëshuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Pjetër Shala do të mbahet i ndaluar në Belgjikë, në pritje të transferimit të tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

    Së shpejti do të jepet më shumë informacion ku do të përfshihet edhe informacion për nxjerrjen publike të aktakuzës së konfirmuar me redaktimet e nevojshme. Në bazë të rregullës 88 të Rregullores së Procedurës dhe Provave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!