Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka arritur në Kuvend për seancën konstituive.
Pas pak pritet të nis seanca e parë, pas mbajtjes së zgjedhjeve, ku pritet të ndodhë konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Aty ka arritur Agim Veliu, i cili pas shumë vitesh në qeverisje lokale, u bë pjesë e Kuvendit.
Veliu u komentua shumë fundjavën që mbeti pas, për shkak se nga të qenit nënkryetar shumëvjeçar i LDK-së, tash nuk është as pjesë e kryesisë. Këto ndryshime në LDK ndodhën pas zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, Lumir Abdixhiku.
Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit ishte thirrur për sot, e në të njëjtën ditë pritet të votohet edhe formimi i Qeverisë. Për votim si i kandiduar për kryeministër do të dalë Albin Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.