Lumir Abdixhiku ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit e LDK-së nëpër institucione në legjislaturën e shtatë për dorëzimin e detyrave ndaj ministrave të rinj të Qeverisë Kurti.
Abdixhiku, me anë të ‘Facebook’-ut, e ka vlerësuar lart këtë gjest, teksa ka thënë se LDK jep shembull në skenën politike e institucionale.
Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:
Falenderoj të gjithë zyrtarët e LDK-së, Kryeministrin, Ministrat, Zëvendësministrat e stafin politik që sot me dinjitet dorëzuan detyrat e tyre pasardhësve politik. Treguan klasë e respekt. LDK, me këtë kulturë dha shembull në skenën politike dhe institucionale të Kosoves”, ka shkruar Abdixhiku.
I falenderojë të gjithë, gjithashtu, për shërbim ndaj vendit në kohë aspak të lehtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.