×
  • Lajme
  • Lajme

    Anton Quni tregon se a do ta votojë Vjosa Osmanin për Presidente

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 23:13

    Zgjedhja si president e Republikës së Kosovës e Vjosa Osmanit varet nga qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës.


    Kjo parti ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë apo jo Osmanin si presidente, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë çështje Gazeta Online “Reporteri.net”, ka pyetur nënkryetarin e kësaj partie Anton Quni.

    Ai në një prononcim për Reporteri.net ka thënë se ende nuk ka vendosur se si do të votojë.

    Nënkryetari i LDK-së,  ka thënë se për këtë do të vendoset brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    “Vendimi do të merret brenda partisë”, ka thënë shkurt Quni për Reporteri.net.

    Nesër pikërisht për cështjen e votimit të Presidentit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është paralajmëruar se në ora 14:00 do të takohet me Vjosa Osmanin, kandidaten e Vetëvendosjes për Presidente.

    Deri para pak kohësh Vjosa Osmani ka qenë pjesë e LDK-së. Ajo është larguar nga kjo parti pas mospajtimeve lidhur me rrëzimin e Qeverisë Kurti 1.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!