Qytetarë të shumtë janë parë para objektit të Ministrisë së Punëve të Jashtme që në orët e hershme të mëngjesit.
Në një fotografi të dërguar në adresë të Reporterit, shihen një numër i madh i tyre duke pritur në rend për të marrë një vulë apostile verifikuese.
Të njëjtit janë grumbulluar dhe nuk respektojnë distancën e duhur në kuadër të masave anti-Covid.
Arsyeja e grumbullimit kaq të madh të tyre është pasi që deri dy ditë më parë për t’u pajisur me dokumente në këtë ministri është dashur të bëhet termin, për shkak të masava anti-Covid.
Ndërsa, para dy ditëve terminet janë hequr, pasi që qytetarët janë ankuar që procedurat po zgjasin shumë. /Reporteri.net