Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, vetëm dy ditë pas emërimit të tij. Kërkesa e PDK-së vjen pasi ndaj Aliut doli se ka aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, sa ishte drejtor në Komunën e Prishtinës.
Aliu, pas raportimeve për aktakuzë ndaj tij, u deklarua se s’kishte pranuar zyrtarisht aktakuzën dhe se deri në ditën kur u zbulua nga mediat s’ka pasur njohuri për të. Ai kërkoi përgjegjësi për këtë, ndërsa më pas Prokuroria Themelore e Prishtinës ka thënë se këto pretendime të Aliut nuk qëndrojnë.
Tani, përmes Facebookut, Betim Gjoshi nga PDK-ja ka thënë se Aliu duhet të japë dorëheqje, ose kryeministri Albin Kurti duhet ta shkarkojë.
“Z. Aliu, mos e bëj aktorin sikur nuk din asgjë për Aktakuzën, por politikanin e përgjegjshëm. Tani që e konfirmove lajmin dorëhiqu dhe lejoje drejtësinë ta bëjë punën pa asnjë pengesë. Ndiqe shembullin e kolegëve të përgjegjshëm nga politika që ofronin dorëheqjen nga detyra kur akuzoheshin zyrtarisht. Bëhu ministri i parë që jep dorëheqjen në ditën e parë të punës. Albin Kurti duhet ta jap shembullin nga shtëpia e tij. Ai duhet ta shkarkojë nga detyra z. Aliu, për të treguar shembullin se nuk është një demagog më shumë në qytetin tonë. Pavarësisht se jemi kundërshtarë politik, ju z. Kurti duhet të merrni shembujt e mirë nga z. Kadri Veseli”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.