Një person është arrestuar të mërkurën në Mitrovicë, pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vëllaun e saj.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.
Në raport thuhet se miku i të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar. /Reporteri.net