×
  • Lajme
  • Lajme

    E rëndë: Vdes 30-vjeçarja shqiptare në aksident trafiku në Itali

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 12:01

    Një 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti tragjik në Itali.


    Gruaja e re vdiq dje në kryqëzimin Celle në një pikë ku ka një ndryshim karrexhate.

    Denada Neriaku, 30 vjeçe, e cila jetonte në Vado Ligure ishte me makinë kur ajo u përplas ballë për ballë me një kamion dhe më pas u përplas në mbrojtësen e rrugës.

    Megjithëse zjarrfikësit, ekipi mjekësori Kryqit të Artë të Albissola u mobilizuan me shpejtësi ajo nuk ja doli.

    Aksidenti shkaktoi edhe radhë të gjata automjetesh si në drejtim të Genova ashtu edhe në drejtim të Savona./Top Channel/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!