×
  • Lajme
  • Lajme

    Konjufca takohet me komandantin e KFOR-it: Ne kemi rilindur falë kontributit të NATO-s

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 12:05

    Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar të mërkurën me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federicin, të cilin e ka falënderuar për kontributin e Italisë, forcave të NATO-s dhe KFOR-it për ndihmën në lirimin e Kosovës.


    Sipas njoftimit të Presidencës, Konjufca ka kujtuar 24 marsin e vitit 1999 duke thënë se ndërhyrja e NATO-s shpëtoi shqiptarët nga shfarosja nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë.

    “Në qershor të vitit 1999 ka ndodhur rikthimi i 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb. Ne kemi rilindur”, ka theksuar Konjufca, duke iu referuar kontributit të Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës, thuhet në njoftimin e Presidencës.

    Më pas, Konjufca ka bërë homazh dhe ka vendosur kurorë te monumenti i pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!