Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, përmes një postimi ka treguar se ditën e sotme ka përfunduar një seancë në Gjykatën Themelore në Istog, ku është paraqitur si i dëmtuar.
Geci përmes postimi ka treguar se personin e akuzuar e ka falur, pasi i njëjti i ka kërkuar falje dhe është betuar para prokurorit se nuk do të merret asnjëherë me ish-deputetin Geci dhe familjen e tij.
Sipas tij, i akuzuari kishte hapur profile dhe faqe të ndryshme në rrjetin social “Facebook”, ku bënte shpifje për të dhe familjen e tij.
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq,
sot sapo përfundova një seancë gjyqësore ne Gjykaten Themelore ne Istog si i DEMTUAR, me një person që në faqe të ndryshme dhe me profile të rreme në fb shpifte dhe rrente jo vetëm për mua por edhe për të tjerë.
Më kërkoj falje publike para gjyqtarit, prokurorit avokatës së tij e FALA.
U betua para prokurorit, gjyqtarit dhe avokatës së tij se kurrë nuk do të merret me mua dhe familjen time dhe e FALA.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.