×
  • Lajme
  • Lajme

    Partitë me borxh rreth 180 mijë euro ndaj PZAP për shkelje gjatë fushatës zgjedhore

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 14:49

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka miratuar vendimin për ndalesën e borxhit të katër subjekteve politike ndaj Panelit Zgjedhor për Parashtresa dhe Ankesa (PZAP), e cila do të bëhet në dy këste.


    Në vendim thuhet se është miratuar ndalesa e gjobave të papaguara për katër subjekte politike të cilat përfitojnë fonde nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021, të cilat janë shqiptuar nga PZAP për zgjedhjet e parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës.

    Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i ka PZAP borxh shumë prej 44 mijë e 700  euro, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka borxh 66 mijë e 100 euro, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka borxh 20 mijë e 600 euro dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka borxh PZAP-së, 52 mijë e 750 euro.

    Siç thuhet në vendim, ndalesa e gjobave do të bëhet me dy këste: ndalesa e parë në tremujorin e dytë dhe ndalesa e dytë në tremujorin e tretë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!