×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Ne ia kemi dhënë koordinatat për bombardime NATO-s, nuk ia kemi qëlluar gjithmonë

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 21:25

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti ka folur për 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Kosovë.


    Ai ka thënë se sa ishin në Rambuje, Madeleine Albright ju kishte thënë se nëse Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen, atëherë do ta pësojnë.

    ‘’Albright na ka thënë që nëse ju nuk nënshkruani, atëherë vazhdoni ashtu siç dëshironi, por nëse ju nënshkruani marrëveshjen dhe Serbia nuk pranon, atëherë ata do ta pësojnë’’, ka thënë Haliti në T7.

    Ai ka thënë se nënshkrimi i Marrëveshjes së Rambujesë ishte një veprim i mirë nga ana e Kosovës.

    Haliti ka folur edhe për koordinatat e bombardimeve që i janë dërguar NATO-s nga UÇK.

    ‘’Koordinatat ua kemi dërguar ne dhe tashmë dihet se jo gjithmonë ia kemi qëlluar. Shpesh ne i ‘sulmojmë’ ata për gabimet që kanë bërë në bombardime, por fajet janë tonat pasi që ne i kemi dërguar koordinatat’’, ka thënë Haliti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!