×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Ahmeti: LDK nuk ka pse të frikësohet nga zgjedhjet, nuk do të ketë seancë për Presidentin para 5 prillit

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 22:43

    Opinionisti dhe drejtori i Kanal 10, Arben Ahmeti ka thënë se seanca para për zgjedhjen e presidentet të Republikës së Kosovës nuk do të mbahet para datës 5 prill, që është vetëm një ditë pasi i përfundon mandati ushtruesit të detyrës së Presidentit.


    “Mu dukt e pa sinqertë se nuk do të kemi seancë para datës 5 prill. Kjo është lojë sepse me 6 prill skadon afati i u.d të presidentit. Duket se para 5 prillit është e pamundshme që të ketë seancë . Ky është një proces që e kemi ditur që të paktën 6 muaj, dhe skena politike duhet të vepronte dhe të mos shkohej në zgjedhje që do të ishte dëm i parikuperueshëm”, tha ai në Politiko.

    Ahmeti po ashtu tha se LDK nuk ka pse të frikësohet nga zgjedhjet.

    “Nuk është e vërtetë që LDK ka arsye t’i frikësohet zgjedhjeve. Nuk besoj që LDK del më keq se doli me 14 shkurt, lëvizjet e reja kanë krijuar një mundësi për hapje. Duket që e kanë zgjedhur këtë rrugën që të reformohen dhe të përgatoiten për opozitë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!