Gazetari Valon Syla, përmes një postimi në Facebook ka folur për Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, të emëruar nga kryeministri Albin Kurti.
Ai ka thënë se KFOR-i norvegjez, pjesë e të cilit ka qenë edhe Armend Mehaj, rrethinën e Komunës së Obiliqit nuk e ka lejuar që dasmat t’i festojnë me flamur.
“KFOR-i norvegjez, rrethin e Obiliqit s’i kanë lënë as dasmat me i festu me flamur. Një prej tyre, ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Unë kam qenë gazetar i specializuar në përcjellje/mbulim medial të KFOR-it”, ka shkruar Syla.
Ai ka thënë se së shpejti do të publikojë dëshmitë për deklaratat e tij.
Postimi i plotë i Sylës pa ndërhyrje:
KFOR’i Norvegjez, rrethin e Obliqit si kanê lënë as dasmat me i festu me flamur. Një prej tyre, ka qenë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. Une kam qenë gazetar i specializuar në përcjellje/mbulim medial të KFOR’it. Së shpejti në media, do të publikohen dëshmi. Çlirimi i Albin Kurtit po vjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.