×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident zinxhiror në Mazgit, dyshohet për mbi 10 vetura të përfshira dhe të lënduar

    Reporteri
    24 Mars 2021 | 23:49

    Mbrëmjen e sotme në Mazgit ka ndodhur një aksident trafiku mes disa veturave.


    Dëshmitarët thonë se të përfshira ishin mbi 10 vetura. Sipas tyre, shkaku i aksidentit është rruga e ngrirë

    Lidhur me rastin është deklaruar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ajo tha se si pasojë e këtij aksidenti zinxhiror janë lënduar pesë persona.

    “Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhë një aksident trafiku zingjiror ku janë përfshirë disa automjeteve.Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

    Video nga vendi i ngjarjes:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!