Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Shkelzenit.
Ai ka thënë se Shkelzeni ia fali jetën lirisë, që sot mbrohet nga djali i tij Luani e shumë luanë të tjerë, shkruan Reporteri.net.
“Shkelzen, urime ditëlindja.
Sot bëre pesëdhjetenjë, por mbetesh njëzetenëntë vjeçar përgjithmonë.
Jetën ia fale lirisë, që sot mbrohet nga Luani yt e shumë luanë të tjerë!”, ka shkruar Haradinaj.
Heroi i Kosovës, Shkelzen Haradinaj ka lindur më 25 mars të vitit 1970, ndërsa ka rënë heroikisht më 16 prill të vitit 1999.
Shkelzen Haradinaj ka qenë njeri ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.