×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: S’do të ndalemi së thënë të vërteten për masakrën e Krushës së Madhe

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 9:26

    Deputetja e Vetëvendosjes dhe pretendentja për presidente, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën e Krushës së Madhe në 22 vjetorin e kësaj ndodhie të kobshme për shqiptarët.


    Ajo ka thënë se duke e kujtuar këtë ditë, ne sot kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit.

    Osmani ka shtuar tutje se nuk do të ndalemi duke e thënë të vërteten për masakrën e Krushës, kurdo dhe kudo.

    Postimi i plotë:

    Sot u bënë 22-vjet nga masakra e Krushës së Madhe, e cila përveç se dëshmi autentike e veprimit të regjimit gjenocidal të Serbisë, mbetet ende plagë e hapur për një pjesë të familjarëve të këtij fshati.

    Janë shumë të pagjetur, fati i të cilëve ende mbetet peng, brengë dhe ankth jo vetëm për familjarët, por edhe për shtetin e Kosovës.

    Në një aksion dyditor, regjimi serb manifestoi egërsi të paparë, duke ndarë burra e djem nga gratë e nënat e tyre dhe duke ekzektutuar 243 persona.

    Dy dekada më pas, masakra e Krushës së Madhe është zëri i ndërgjegjes që thërret për drejtësi dhe zbardhje të fatit të të pagjeturve.

    Duke kujtuar këtë ditë, ne sot e kuptojmë peshën dhe çmimin që paguam për lirinë e vendit!

    Liria nuk ka kuptim pa adresimin e përgjegjësisë për ekzekutorët e kësaj masakre, siç nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në rajon!

    Ne nuk do ndalemi duke e thënë të vërtetën për Masakrën e Krushës, kudo dhe kurdo. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë që t’i rrijmë afër familjeve dhe t’u themi se dhimbja e tyre është edhe e jona dhe që si institucione shtetërore nuk do zbrapsemi në përpjekjen për të kërkuar drejtësi!

    I përjetshëm qoftë kujtimi për 243 të vrarët e Krushës së Madhe!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!