×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon djali i serbit që u dënua për krime lufte në Kosovë, hedh akuza ndaj institucioneve kosovare

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 12:26

    Gjykata themelore e Prishtinës ka dënuar me 14 vite e 6 muaj burg shtetasin serb Zllatan Krstiq, nën akuzën e krimeve të luftës kundër popullatës civile gjatë kohës së luftës në Kosovë.


    Ndaj këtij vendimi ka reaguar djali i Krstiq, e cili pretendon se babai i tij nuk ka lidhje me ushtrinë dhe policinë serbe e as krimet për të cilat akuzohet.

    “Kjo është një turp. Unë me përgjegjësi pohoj se babai im nuk kishte asnjë lidhje me ushtrinë dhe policinë, as me krimet për të cilat ai akuzohet”, tha për Novosti, Krstiq, transmeton Reporteri.net.

    Ai tutje pohon se babai i tij ndodhet në shok.

    “Ne jemi dëgjuar me të, ai është ende në mosbesim për atë që ka ndodhur, por ai është gjithashtu nën qetësim dhe ilaçe sepse ishte në spital për gjashtë muaj para arrestimit për shkak të operacionit të shtyllës kurrizore, kështu që ai ende ka vështirësi në lëvizje,”pohon Aleksandri.

    Zllatan Kërstiç u akuzua dhe dënua për veprën e sulmit ndaj popullatës civile, konkretisht dënimin e 15 anëtarëve të një familje dhe marrjen peng të 4 personave (nga po e njëjta familje). Sipas prokurorisë, shtetasi serb më 1 prill të ’99 mori pjesë në keqtrajtimin, torturimin, gjymtimin e më pas vrasjen me armë të 4 personave, në fjalë të cilët më pas janë hedhur anës së rrugës. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!