Kandidati i Listës Serbe në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Milan Kostiq, është emëruar kryetar i të ashtuquajturit organ i përkohshëm i Vushtrrisë, që funksionon në kuadër të Qeverisë së Serbisë, raporton “Kossev”.
Në seancën e fundit të Republikës së Serbisë më 18 mars, janë marrë dy vendime për ndryshime kadrovike në organet e përkohshme në Vushtrri dhe Skenderaj, kështu që Kostiq e ka zëvendësuar Aca Mishiqin.
Në seancën e njëjtë në organin e përkohshëm në Skenderaj, është riemëruar Rajko Tomasheviq.
Organet e përkohshme janë organe paralele që funksionojnë në kuadër të Qeverisë së Serbisë.
Milan Kostiq ka qenë zëdhënës i kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa ai po kryente funksionin e ministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Hoti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.