×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Votim elektronik për herë të parë në zgjedhjet e 25 Prillit, KQZ: Pajisja pengon votimin e dyfishtë

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 12:59

    Në zgjedhjet e 25 Prillit për herë të parë në Shqipëri do të realizohet verifikimi elektronik i votuesve.


    Ndërkohë në një njoftim të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëhet me dije se pas verifikimit, nënshkrimi bëhet në mënyrë elektronike duke lënë shenjën e gishtit.

    Gjithashtu theksohet se pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.

    Njoftimi i plotë:

    Verifikimi elektronik i votuesve do të zbatohet për herë të parë në Shqipëri në zgjedhjet elektorale të 25 prillit 2021. Pajisja lexon dhe regjistron të dhënat e votuesve, qendrën e votimit dhe foton. Pas verifikimit, nënshkrimi bëhet elektronikisht duke lënë shenjën e gishtit. Të dhënat ruhen sipas standardeve të sigurisë dhe asgjësohen pas përfundimit të procesit zgjedhor.

    Kujdes! Pajisja verifikon dhe pengon votimin e dyfishtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!