×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e konfirmon vjedhjen në Prishtinë, por jo edhe çka u vodh në xhami

    Reporteri
    25 Mars 2021 | 15:03

    Autor: Florjana Hoti


    Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për vjedhjen që ka ndodhur në një xhami në lagjen “Kodër e Dellit” në Prishtinë.


    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë për Reporteri.net, se Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, por që nuk ka dhënë më shumë detaje.

    Mbetet e pa konfirmuar se çka kanë arritur të vjedhin hajnat në këtë vjedhje në Xhami, që ndodhi në rrugën “Sali Nivica”, të kryeqytetit.

     

    “Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast vjedhje në një objekt në rrugën Sali Nivica në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore të cilat po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Përveç videos, Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka siguruar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes që ndodhi pak minuta më parë në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!