Me sigurimin e dozave të vaksinës kineze, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në gjendje të marrë përsipër të gjithë vaksinimin e mjekëve në Kosovë.
“Sot kemi mundësi t’i japim një mesazh të drejtëpërdrejtë Kosovës, jemi gati që nesër të marrim përsipër vaksinimin e të gjithë bluzave të bardha të Kosovës, janë 11 mijë punonjës shëndetësie në Kosovë dhe brenda 20 ditësh maksimumi të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Në rast se ata duan ta përshpejtojnë procesin dhe janë në gjendje të organizohen për të ardhur në numra më të mëdhenj në Kukës apo për ta bërë me tre turne vaksinimin mund të bëhet dhe në një kohë më të shpejtë”, ka thënë Rama.
Më herët Rama kishte vënë në dispozicion të Kosovës 500 doza vaksine të “AstraZeneca” dhe mjekët në vijën e parë të frontit me Covid-19 u vaksinuan në Kukës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.