Nënkryetari i Parë i LDK-së, njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar një vit të vështirë për Kosovën.
Haziri ka thënë se Dhomat e Specializuara në Hagë do të kenë ndikim ekstrem në javët në vazhdim.
“Mos harroni, e kemi një vit shumë të vështirë, edhe në aspektin politik e edhe në atë ekonomik, jo vetëm për shkak të dhomave të specializuara që kanë me pasë ndikimin ekstrem të madh javët në vazhdim dhe në jetën tonë kanë me prekë drejtpërdrejt, por edhe për shkak të të ashtuquajturës vala e tretë e pandemisë”, është shprehur Haziri, transmeton mediafokus.
Haziri ka thënë se vetëm me solidaritet mund të kalohet ky vit i rëndë.
“2020-ta ishte vit i vështirë për Gjilanin, pasi humbëm 117 njerëz dhe mbi 800 vende pune nga pandemia”, theksoi Haziri në seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.