×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishte gjallë për 24 orë – Arjan Sala u gjet në fund të magazinës, ishte i mbuluar me rroba të lagura

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 10:53

    Detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e trupit të 32-vjeçarit, Arjan Sala, roja i cili sakrifikoi veten për të shpëtuar punonjësit e magazinës që ishte përfshirë nga flakët tek Casa Italia.


    Report-tv raporton se Sala ka qenë në jetë për 24 dhe më pas ka ndërruar jetë prej asfiksisë. Ai është gjetur i mbuluar me disa rroba, të cilat kanë qenë të lagura. Dyshohet se ato janë lagur nga uji i zjarrfikësve, të cilët për shkak të temperaturës së lartë e kishin shumë të vështirë të depërtonin në magazinë.

    Trupi i 32-vjeçarit është gjetur në pjesën fundore të magazinës, në pjesën e pasme të qendrës tregtare. Arjan Sala ishte i martuar dhe kishte një fëmijë të vogël 2 vjeç

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!