×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi ia merr jetën një 21-vjeçari në Shqipëri

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 8:11

    Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari në Shqipëri. Siç shkruajnë mediat shqiptare, viktima është Emiljano Tola, student i mjekësisë.


    Me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, astmatik, Tola pasi ishte infektuar u shtrua në spital ku qëndroi për 10 ditë por nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.

    Mesazhet prekëse kanë qenë të shumta, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë shkruan se ishte student i shkëlqyer.

    “Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme.

    Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!” shkruan Fakulteti i Mjekësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!