Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Të lëndurit janë nisur për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa me rastin po merret policia.
“Sot rreth orës 12:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhë aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e këtij vet aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.