Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka kujtuar edhe një herë legjendën e humorit, Rasim Thaçi-Cima i cili ndërroj jetë para pak ditësh nga COVID-19.
Sonte kur Kosova zhvillon ndeshjen ndaj Suedisë për kualifikime në Botërorin 2022, Pacolli u shpreh se nuk mundet pa menduar edhe për artistin Cima.
“Kur Kosova sonte nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballë Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri” nuk mundem pa menduar edhe për artistin tonë të dashur, Cimën, i cili do të ishte shumë i lumtur sonte. Ekipit i urojmë fat dhe fitore”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.