×
  • Sport
  • Sport

    Ronaldo shënon në fitoren e Portugalisë, Belgjika e shkel Bjellorusinë, fitojnë Holanda dhe Kroacia

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 23:01

    Janë mbyllur sfidat e radhës në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘Katar 2022’. Të martën mbrëma u zhvilluan 10 takime të Grupit A, E, G dhe H.


    Në Grupin A, Portugalia mori fitore të madhe në udhëtim te Luksemburgu, duke triumfuar 3-1.

    Portugalia po humbiste 1-0, por Diogo Jota shënoi në minutën e 45’ dhe më pas Cristiano Ronaldo në atë të 51’ për të përmbysur gjithçka.

    Në fund, golin e rezultatit përfundimtar e shënoi Joao Palhinha në minutën e 80’.

    Në Grupin E fituan favoritët, Belgjika e shkatërroi 8-0 Bjellorusinë, derisa Wales e mundi 1-0 Çekinë.

    Në Grupin G Holanda dhe Norvegjia morën pikët e plota, duke fituar 7-0 kundër Gjibraltarit, respektivisht 1-0 kundër Malit të Zi.

    Derisa Turqia në këtë grup barazoi 3-3 me Letoninë.

    Në Grupin H, Kroacia e mposhti 3-0 Maltën, Çipëro e mundi 1-0 Slloveninë, derisa Sllovakia e mundi 2-1 Rusinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!