×
  • Lajme
  • Lajme

    Skender Hyseni: Me kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 15:38

    Ish-koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni ka thënë se letra e Sekretarit amerikan të shtetit dërguar Vuçiqit është për tu mirëpritur.


    Sipas Hysenit dialogu duhet të përmbyllet me marrëveshje me njohje reciproke dhe çfarëdo ideje për ndarjen e Kosovës është i papranueshëm.

    Hyseni ka thënë poashtu se Kosova në Kushtetutën e saj është zotuar që të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet.

    “Sidoqoftë, vlerësoj se çdo opcion që promovon ide për ndarjen e Kosovës, apo çfarëdo forme këmbimi territoresh, që prek kufijtë e tashëm të Republikës së Kosovës është i papranueshëm dhe i rrezikshëm. Kosova është shtet multi-etnik, i të gjitha bashkësive etnike që jetojnë në te. Me Kushtetutën e saj, Kosova është zotuar të mos kërkojë bashkim me asnjë shtet dhe të mos ketë kërkesa e pretendime territoriale ndaj asnjë shteti”, ka shkruar Hyseni.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!