Deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli, është treguar i bindur se sot do të përfundojë procesi i zgjedhjes së shefit të ri të shtetit.
“Vullneti i qytetarëve për ndryshim do të jetësohet sot”, tha ai para gazetarëve, derisa po hynte në sallën e Kuvendit, ku pas pak pritet të nisë vazhdimi i seancës për votimin e Presidentit, shkruan Reporteri.net.
“Është vullnet i 2/3 të deputeteve që të kryhet kjo punë”, shtoi ai, duke pretenduar se dje disa deputetë munguan për arsyeje të informimit të vonshëm për seancën, e jo për arsyeje tjera.
“Keqkuptimeve e disa deputetëve janë zgjedhur”, tha Avdyli. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.