Lëvizjes Vetëvendosje i është bashkuar një deputete e re, pasi ajo ka braktisur Partinë Demokratike të Kosovës, me të cilën kishte garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Adelina Grainca është bërë deputetja e 59’të e Vetëvendosjes, duke e lënë PDK’në me 19 deputetë, nga 20 sa i kishte deri para kalimit të saj në partinë e Kurtit.
Ajo është parë duke hyrë në sallën e Kuvendit, bashkë me kryeministrin dhe liderin e VV’së, Albin Kurti, dhe është ulur te deputetët e VV’së.
Pjesëmarrja e saj në seancë, e bën edhe më të sigurt zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente të vendit, pasi edhe ajo pritet të marrë pjesë në votim. /Reporteri.net