Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.
Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente.
Pasi e lexoi tekstin e betimit ajo është uruar me duartrokitje në sallë.
Presidentja Osmani ka marr 71 vota në rundin e tretë, nga 82 deputetë të Kuvendit, sa morën pjesë në votimin për President, shkruan Reporteri.net.
Kundërkandidati i saj, Nasuf Bejta, nuk ka marrë asnjë votë në rundin final të votimit.
Derisa, 11 fletëvotime të deputetëve sërish kanë rezultuar të pa vlefshme.
Vjosa Osmani për rreth 5 muaj ka ushtruan detyrën e Presidentes së vendit, deri në zgjedhjen e Glauk Konjufces kryeparlamentar.
Ajo do ta pasojë Hashim Thaçin në Presidencë, pasi ky dha dorëheqje në nëntor të vitit të shkuar, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale në Hagë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.