Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka uruar menjëherë në Twitter, Vjosa Osmanin, për zgjedhjen e saj Presidente të re të Kosovës.
Në urimin e tij ai ka përgëzuar edhe deputetët që morën pjesë në votim.
“Përgëzime për Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si Presidente, dhe për ata deputetë që kryen detyrën e tyre si anëtarë të Kuvendit. SHBA mbetet e përkushtuar për partneritet të ngushtë me Republikën e Kosovës, për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.
Congratulations to Vjosa Osmani on her election as President, and to those MPs who performed their duty as members of the Assembly. The U.S. remains committed to close partnership with the Republic of Kosovo to build a future of peace, justice, and prosperity for all citizens.
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 4, 2021
Vjosa Osmani ka arritur që në rundin e tretë të votimit në Kuvend, me 71 vota, të zgjidhet Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës. Ajo është betuar në Kuvend, para deputetëve, që e votuan atë për presidente. /Reporteri.net/.