Një gjykatë në Ankara dënoi sot katër ish-ushtarë me burg të përjetshëm për pjesëmarrjen në grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.
Ish-ushtarët e dënuar janë midis 497 të dyshuarve, dhe të gjithë ata shërbyen në Gardën Presidenciale gjatë karrierës së tyre, dhe të gjithë po gjykohen për pjesëmarrje në grushtin e shtetit të dështuar.
Një gjykatë e Ankarasë ka shpallur katër ish-ushtarë fajtorë për disa pika, duke përfshirë një përpjekje për të përmbysur rendin kushtetues dhe një përpjekje për vrasje ndaj presidentit turk, Reep Tayyip Erdogan, raporton ntv.
Prokuroria gjithashtu i akuzoi ata për bastisjen e kanalit publik TRT dhe detyrimin e gazetarëve për të transmetuar një njoftim për shtyp të puçistëve, si dhe për sulmin ndaj selisë së Shtabit të Përgjithshëm.
Gjatë përpjekjes për grusht shteti në 15 korrik 2016 vdiqën 248 njerëz. Turqia akuzon Fethullah Gulenin, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, për organizimin e një grushti shteti të dështuar, të cilin ai e mohon.
Mijëra njerëz janë arrestuar dhe dënuar që nga viti 2016 për lidhje të dyshuara me lëvizjen Gulen. Më shumë se 100 mijë njerëz janë pezulluar nga shërbimi publik për akuza të ngjashme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.