Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një pilot vdiq të mërkurën pas rrëzimit të një aeroplani ushtarak që po e drejtonte.
“Një aeroplan i tipit NF-5, që i përkiste Forcave tona Ajrore dhe që ishte në fluturim trajnues në Konya, pësoi aksident në orën 14 e 14 minuta për një arsye të panjohur”, thuhet në një postim të kësaj ministrie në Twitter.
Ministria njoftoi se për këtë rast kanë filluar hetimet, ndërsa aeroplani i rrëzuar ishte pjesë e grupit “Yjet Turke”, që merret me demonstrime aerobatike të Forcave Ajrore të Turqisë, shkruan Anadolu.
Sipas burimeve lokale, ekipet e emergjencës shkuan në vendin e rrëzimit të aeroplanit pas aksidentit që ndodhi në distriktin Karatay, në pjesën qendrore të Turqisë.
Konya’da bir gösteri uçağımızın eğitim uçuşu sırasında kaza kırıma uğradığını ve pilotumuzun maalesef şehit olduğunu büyük bir teessürle öğrendim.
Şehidimize Allah’tan rahmet niyaz ediyor; ailesine, yakınlarına, Türk Silahlı Kuvvetlerimize ve Milletimize başsağlığı diliyorum.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) April 7, 2021
Pas aksidentit, presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, përmes një postimi në Twitter u lut që mëshira e Zotit të jetë mbi pilotin e vdekur dhe i shprehu ngushëllime familjes së tij.
Në mesin e figurave të larta që i shprehën ngushëllime familjes ishin edhe ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu, dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare në Turqi, CHP, Kemal Kilicdaroglu.