×
  • Lajme
  • Lajme

    Tahiri kërkesë Qeverisë Kurti: Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvendin e Kosovës

    Reporteri
    07 Prill 2021 | 17:57

    Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, sot në një konferencë për medie ka folur për Ligjin e Pagave, duke kërkuar pë inicimin sa më të shpejtë nga ana e Qeverisë të këtij ligji.


    Tahiri tha se për këtë ligj është punuar mbi 10 vite dhe ka arritur që të finalizohet gjatë qeverisë Haradinaj dhe se ky ligj i jep status të dinjitetshëm secilit shërbyes civil.

    “Ajo cka ne kërkojmë dhe i sygjerojmë qeverisë, është që ta vazhdojë rregullimin e pagave të këtij ligji, me një ligj me koeficient të zbuluar. Pra, kërkojmë që mos t’i mbyllin koeficentët, për shkak se mbyllja e koeficientëve do ta ulte transparencën”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

    “Kerkojmë që në programin e tyre qeveritar, dhe njëkohësisht në planifikimin buxhetor, të inkorporohet edhe buxhetimi i këtij ligji dhe ato amandamente të cilat sugjerohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese, të inkorporohen në projektligj dhe i njëjti të sillet për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës”, ka shtuar ai.

    Më tej, Tahiri u shpreh se Qeveria e Kosovës do ta ketë përkrahjen e parezervë të grupit parlamentar të AAK-së, në mënyrë që njëherë e përgjithmonë të vendoset një rregull në sistemin e pagave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!