Conor Benn është kundërshtari që Florian Marku dëshiron ta ketë përballë tash e një kohë.
Në një intervistë për Sky Sports, Florian Marku i dërgoi një mesazh Bennit.
“Ju jeni një frikacak. Dilni në ring vetëm me kundërshtar të këqij. Unë e di që ai nuk do të luftoj me mua, sepse gjithmonë zgjedh kundërshtar të këqij me rekorde të dobëta”, ka thënë Marku.
Benn rikthehet në ring të shtunën dhe do të rrihet me Samuel Vargas.
“Ai ka mposhtur kundërshtar të lehtë vetëm për ta ndërtuar rekordin e tij. Conor do të fitoj të shtunën. Ai kurrë nuk do të zgjidhte dikë pa humbje. Edhe Rylan Charlton do i bënte probleme”, vazhdoi boksieri shqiptar.
Kujtojmë se pak javë më parë, Florian Marku e mundi boksierin britanik Rylan Charlton.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.