Zlatan Ibrahimovic dhe Milan tashmë kanë arritur marrëveshjen totale për të vijuar bashkëpunimin ndërmjet tyre.
Mediat italiane kanë zbuluar edhe detajet e kontratës, të cilën pritet të firmosë sulmuesi suedez.
Ibrahimoviç duket se do të përfitojë rreth 7 milionë euro, por në këtë shumë janë të përfshira disa bonuse individuale si golat, prezencat personale dhe ato me skuadrën.
Baza e kësaj marrëveshje nis me 6,5 milionë euro neto ndërsa parashikohet edhe 500 mijë euro bonus në rast kualifikimi për në Champions League.
Rossoneret duken të kënaqur me paraqitjen e Ibrës këtë sezon në Seria A , sulmuesi suedez ka realizuar 15 gola, po aq sa Martinez apo Insigne.
Ndërkohë Milan është shumë larg garës për titull në Serie A, por sidoqoftë prezenca në Champions League do të ishte një sukses i rëndësishëm. Ky është objektivi kryesor edhe i Ibrës i cili dëshiron të rikthehet të luajë edhe një herë në këtë turne.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.