×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kandidati për deputet i VV-së paralajmëroi bashkimin me Shqipërinë “me grykë të pushkës”, ky është reagimi i Gjuriq

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 20:05

    Ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas paralajmërimit të qeverisë Kurti për kthimin e masës së reciprocitetit me Serbinë dhe deklarimeve të anëtarit të VV’së, Fidan Ademi, për bashkimin me Shqipërinë.


    Gjuriq, me anë të ‘Twitter’-it, ka thënë se këto veprime bien ndesh me ato çfarë po kërkon Sekretari amerikan i Shtetit, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Express.

    “Sekretari i Shtetit i SHBA u dërgoi një vendim të saktë dhe të mençur krerëve të qeverisë së re në Prishtinë për ta bërë dialogun një nga përparësitë e tyre. Si reagojnë ata? Paralajmërojnë masën e reciprocitetit, bashkimin me Shqipërinë dhe kërkojnë ndjekje penale ndaj Sava Janjic. Duken premtuese”, ironizoi Gjuriq.

    Ndryshe, ish-kandidati për deputet, Fidan Ademi, përgjatë një vizite në fshatin Stançiq të Gjilanit, ka paralajmëruar bashkimin e Shqipërisë, qoftë me luftë apo me referendum.

    “Një ditë, patjetër, do bashkohet Shqipnia – prej grykë së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!