×
  • Lajme
  • Lajme

    Mulla Osmani: Naim Tërrnava nuk ekziston për mua

    Reporteri
    11 Prill 2021 | 21:46

    Hoxha nga Drenica, Mulla Osmani, ka hedhur akuza ndaj kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava.


    Mulla Osmani në REPORTERI/INTERVISTA Ndërsa ka folur për përleshjen që kishte me Eset Bajraktarin, sekretarin e BIK-ut në Drenas, ka pohuar se kjo çështje ka përfunduar, por ka drejtuar gishtin kah udhëheqja e BIK-ut dhe myftiu Tërrnava për nxitje të përçarjes.

    “Ata njerëz që nuk janë servil të tyre mundohen me i eleminu, nuk kanë mundur. I kemi pas gabimet tona, dhe e kemi përfundu. BIK-u është dashur me qenë i drejtë. Më ka ardhur një vërejtje me shkrim, askush nuk më ka pyet, veç ka ardh masa e vërejtes. Islami ka rregulla, duhet me u pyet dy palët dhe pastaj me u gjyku. Ata njerëz duhet me ec, për mua kanë ec moti, për mua ata nuk ekzistojnë përderisa veprojnë padrejtësisht ndaj hoxhallarëve”, ka deklaruar Mulla Osmani.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!