Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli ka thënë se kreu i Qeverisë, Albin Kurti me partinë e tij duke marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, po veprojnë njejtë si Lista Serbe në Kosovë.
Këto komente, Tërmkolli i ka bërë në një shkrim në Facebook, ku thotë se Kurti po legjitimon me këtë shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia.
“VV-ja në zgjedhjet e Shqipërisë – Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti dhe partia e tij, VV-ja, me pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet në Shqipëri po veprojnë njësoj si Vuçiqi me Listën serbe në Kosovë. Kryeministri Kurti, direkt apo indirekt po legjitimon shkeljen e sovranitetit të Kosovës nga Serbia. Është filli i një rreziku dhe dëmi të madh shtetëror për Kosovën”, ka shkruar ajo.
Ditëve të fundit Kurti është kritikuar ashpër pasi që i njëjti i ka kushtuar rëndësi të veçantë zgjedhjeve në Shqipëri, derisa, në Kosovë është një situatë e rëndë me pandeminë dhe ekonominë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.