Mbrëmë rreth orës 22:30 nësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda.
“Rasti për të cilin është arrestuar i dyshuari:
-K. A . mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ndodhur me datën 08.04.2021 në një lokal në rrugën “Abedin Sogojeva” në Fushë Kosovë. Gjatë kryerjes së kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit, hetuesit policor përveç disa provave materiale që ndërlidhen me rastin e sipër shënuar, kanë hasur në personin e kërkuar nga Gjykata Themelore: -M.G. femër, 19 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës”, njofton policia.
Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar K.A është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërsa e dyshuara M.G. sipas urdhëresës së gjykatës, është dërguar në Qendrën Korrektuese në Lipjan, për vuajtje të dënimit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.