Bashkëshortja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka folur për herën e fundit që e kishte parë burrin e saj, para se ai të vritej nga forcat serbe.
Ajo në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka menduar se ajo do të ishte hera e fundit kur do ta shihte bashkëshortin e saj.
“E kisha vajzën e vogël. Dola me përcjellë deri të vetura. Nuk më la ta përcillja në aeroport tha se ligështohet. E përcolla, u përqafuam dhe kaq”, tregon Ramadani e cila se kishte menduar kurrë se ky do të ishte përqafimi i fundit.
Shkurija ka deklaruar se ka qenë e bindur se Agimi nuk do të vritej në luftë.
“Asesi, unë isha e bindur që Agimi që kaloi të gjitha sfidat, i bëri një vjet në luyftë, nuk u plagos, kaloi luftart në ish-Jugosllavi, në luftës së Kosovës kjo nuk do t’i ndodhte. E dija që ushtarët e tij nuk do ta linin kurrë”, ka thënë Ramadani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.