Gazetari Milaim Zeka ka komentuar debatin për Adem Jashari ku u diskutua se a kishte agjëruar apo jo muajin e Ramazanit.
Zeka sonte në Pressing të T7 duke reaguar ndaj kkësaj deklarate ka pohuar se ka xhirime ku shihet Adem Jashari duke pirë birra.
“Natën e Ramazanit u hap debat banal a ka agjëru a s’ka agjëru Adem Jashari, a e pranoi cigaren a se pranoi Adem Jashari. Merre me mend çfarë budallakish ka ky vend. Tash unë me ju thënë që e kam në xhirime Adem Jasharin t’u pi birra, Adem Jashari ka pi birra. S’ka pasë fare të bëjë me këta ekstremistat, muxhahadinat. Adem Jashari ka qenë shqiptar, Kristal shqiptar ka qenë”, tha Zeka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.